Kërko

https://www.luledhromi.com

Bukuria e veshjes, trupit, shendetit, shendetit te zemres dhe shpirtit, ne Kuranin e madherishem

Etika e veshjes se posacme per faljen e Namazit, sipas Kuranit te shenjte.

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

;;O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin). ;;

Ajeti 31,Sure El Araf, Kuran

يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلَا تُسْرِفُوا ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ

…..

Padyshim, qe profetit Muhamed, bekimet e Allahut qofshin per te, i zbriten ajete per urdherimin e vajzave dhe grave te tij dhe vajzave dhe grave te besimtareve, te nderoheshin me veshjen e mbuleses islame, per t';u dalluar, ne mesin e njerezve per petkun e devotshmerise, dhe per te deshmuar bindjen ndaj Krijuesit dhe te derguarit te Allahut, te hidhnin mbulesat mbi kraharorin dhe trupin e tyre, te mbulonin pjeset e turpshme si grate ashtu edhe burrat, te pajiseshin me veshjen e devotshmerise,per hir te Allahut.. Por, Allahu meshireplote,u kujdes per besimtaret, zbriti ajete ,ne kuranin e bekuar,qe ata dhe ato te kene edhe veshjen e pershtatshme per kryerjen e faljes se namazit, si nje nga kushtet per pranimin e tij,namazit, qe eshte nje nga bazat thelbesore te Islamit.

………

Ne i japim rendesi veshjes tone, vecanerisht, kur jemi ne prezencen e njerezve, ne familje apo ne shoqeri, ne mjedise pune,apo ne festa. Ne deshirojme,si natyre njerezore, te shpalosen dhuntite e Zotit mbi ne, si krijesa te Allahut, qe eshte Krijuesi yne, dhe nje bujar i pakufishem, ne dhunti dhe furnizim.

Mirepo ne si besimtare,qe e kemi pranuar shpalljen hyjnore, dhe e praktikojme rregullisht ne jeten tone, si misherim i vetedijes sone,per te adhuruar Allahun, te vetmin Krijues, duke u perpjekur ta fitojme kenaqesine e Tij, dhe te kemi nje raport te suksesshem dhe te qendrueshem, raportit me te rendesishem,ne jeten e njeriut,krijese,Krijues. Ne, lavdi Zotit fuqiplote jemi te urdheruar,qe krahas rregullave te perpikta te faljes, t;i kushtojme rendesi veshjes ne namaz, pavaresisht ,se ku eshte vendi yne i faljes ne ate namaz. Por ,sa i permbahemi ajetit 31, ne suren Araf, sa pergatitemi denjesisht, dhe e manifestojme bindjen tone ndaj Krijuesit, i Cili eshte i bukur, Xhemil, dhe e do te bukuren,eshte i paster, El Kuddus, dhe e do te pastren dhe te bukuren te pasqyruar,si begati brenda nesh dhe permbi ne. Nese ndertojme nje raport krahasues, ne perfytyrimin dhe ne kujtesen tone, do te veme re, nese jemi te cliruar plotesisht nga grimcat e kufrit, nga te berit shok Allahut, ne menyre te pavetedijshme, me neglizhence , ose pakujdesi, do te kuptojme,nese ne pergatitemi dhe vishemi me bukur dhe paster para njerezve,qe edhe kjo eshte nje domosdoshmeri, apo perpara Allahut te lartesuar, sa e ndjeme ne madheshtine, e prezences se Tij, ku ne jemi duke i folur, duke e thirrur, duke ju pergjeruar, me droje,frike respekt dhe dashuri, me te lartit ,me te madhit, me te pakrahasueshmit, ngadhenjimtarit te parival, e te pa shok. Zoti na falte, ne procesin tone te pergatitjes per adhurimin dhe mundesimin e tij, e adhurimit.

Me siguri,qe Allahu na e urdheroi, edhe sepse po dalim perpara madherise se Tij,qe eshte me i denji dhe me meritori, qe ne ne prezencen e Tij, te vishemi me bukur,sepse po dalim ne audiencen e me te  bukurit, me te perkorit, por ashtu sikurse i japim rendesi nje takimi pune,nje evenimenti ,nje feste dhe e ndjejme me zemer dhe emocion, dhe duam te jemi me te miret dhe me te suksesshmit, ashtu edhe ne audiencen e Madheshtorit.Zemra jone e ndjeshme, prej ibadurrahmani,meriton ta ndjeje FORT,PLOT GJALLERI,pergatitjen per takimin me madheshtorin dhe mundesimin e ketij takimi ne namaz ,si akti me i bukur, i madherimit te Tij, ku permes nderimit, ndaj Tij ne sigurojme suksesin, ne misherimin e perqendrimit dhe bindjes sone. Zoti na ruajt, qe ne ti japim perparesi me shume veshjes tone, para njerezve,sesa para KRIJUESIT xhxh,I CILI NA E KA URDHERUAR, DHE NA MBULON ME SHPERBLIME TE pafundme,te PERKOHSHME DHE TE PERJETSHME. Padyshim, Ai , i lartesuari, eshte Meshirues i Madh,fales i Madh dhe shume i dashur.

Edukimi me veshjen e moralit te profetit Muhamed,bekimet e Allahut qofshin mbi te,, Bindja ndaj Allahut te madheruar,, Ruajtja e sensit te mases eshte ajo, qe na tregon Krijuesi yne i lavdishem, per nje bukuri te shendetshme dhe te pergjithshme te besimit te vertete,, te manifestuar se brendeshmi dhe se jashtmi , ne te ngrene, ne te pire dhe ne te veshur,ne fizikun, shendetin trupor dhe  shpirteror dhe moralin e sjelljes, e veshjes me devotshmeri,devotshmerise,qe eshte veshja dhe stolia me e bukur per njeriun besimtar, e cila gjendet dhe manifestohet ne zemrat e shendetshme, te mbushura plot iman dhe vepra te mira, Zemra, te cilat Allahu i shikon.

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin). 

 

يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلَا تُسْرِفُوا ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ