Kërko

https://www.luledhromi.com

Gjithmone do te shfletosh dicka ne dobine tende...

E nderuar Audience, qe here pas here shfleton materalet nga platforma e Webit tim Zyrtar!

Ju do te gjeni materiale te ndryshme,here pas here te rifreskuara,jo vetem krijimtarine time, me statusin e njeriut Shkrimtar, studjuesit ne pergjithesi, te letersise, ne vecanti,por prej me shume se 15 vite edhe studjueses dhe manifestuese,te shkencave islame, dhe qe si autore, ku padyshim shpalos tere botkuptimin e saj mbi jeten, boten, boten njerezore, mbi Autorin e vertete, te krijimit te njeriut dhe tere gjithesise, tere botrave, qe padyshim eshte Krijuesi yne,dhe dhuruesi,furnizuesi yne, Allahu subhane we Teala, ndersa mesazhieri i Tij, njeriu me i ndritur i njerezimit, Muhamedi paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te, si vule e Profecise, e providences hyjnore. Padyshim,qe do te gjeni tematike te ndryshme, ne zhanrin e poezise, te prozes, publicistike, te larmishme, ashtu si eshte e larmishme edhe vete jeta njerezore, si dhurate kjo larmi prej Krijuesit te gjithesise. Keni lexuar dhe do te gjeni per te lexuar edhe autore te tjere te nderuar,nga te gjithe lemenjte e krijimtarise nga vendi, dhe bota, te shpalosur ne shkrimet e tyre autore, qe kontribuojne ne zhvillimin e kultures, te shkencave te ndryshme shoqerore, apo te mirefillta Islame, dhe jane kryesisht model per t'u marre nga gjeneratat, si cdo shpirt i etur per dije,e vecanerisht nga rinia, e cila eshte gjithmone, me vitalja, me e etura, per te zbuluar misteret e jetes, e vecanerisht edhe te botes se panjohur,qe gjithmone, ka mbajtur ne kerkime e studime, te gjithe njerezit e mencur te njerezimit, duke ja kushtuar jeten librave,pra diturise, shkences,por dhe besimit te vertete, si kollona mbajtese e ekuilibrit te jetes se nje individi,te nje cifti te nje familjeje,te nje shoqerie, te nje komuniteti,te nje kombi apo tere kombesive. Padyshim, investuesit dhe investueset ne keto lemenj, qe jane kryesisht elite e kombeve,

 jane te interesuar,per zhvillimin dhe fuqizimin e nje bote personale,dhe globale,sa me te mire te jetueshme per te gjithe, me moton qe buron nga cdo logjike e shendetshme hujnore, nga librat hyjnor te meparshem,dhe nga kurora e tyre, Kurani fisnik, qe eshte vertetues i librave hyjnor te meparshem, dhe percjelles i mesazhit te shenjte te perbashket, te patjetersueshem, mesazh hyjnor i marre ne mbrojtje nga Krijuesi i gjithesise,ne te cilin gjejme, gjene me te bukur dhe me te dashur,per cdo njeri,promovimin e miresise,Urdherimi te mires, dhe ndalimi i te keqes.

Duke qene se dashuria per dijen dhe caktimi i Allahut, qe te mbrrija edhe te shpallja Hyjnore, permes dashurise dhe pasionit te bukur per letersine, si dhunti prej Tij,qe me deshiren dhe ndihmen e madhe te Allahut xhelexhelalu u be nje katalizatore e fuqishme, per te hyre ne mjediset e te panjohures,ne viset e hyjnores,e mahnitur,e mrekulluar, dhe gjithmone me vetedijesimin, dhe deshiren me madheshtore dhe fisnike,per castin me delikat per cdo njeri, per tere njerezimin,per cdo besimtar te bindur,per te shijuar castin e takimit me Krijuesin tone, te lavdishem dhe fuqiplote, ashtu si e ka pershkruar ne kuranin e bekuar,per takimin me besimtaret, qe vepruan mire dhe respektuan urdheresat e Tij, i ishin mirenjohes per cdo dhunti, qe Ai, i madherishmi,ua dhuroi, dhe do te takohen me Ate, me te lartin ,me te ,madhin, qe na krijoi boten me tere te mirat ne te, per ne ,por edhe te keqijat per te na sprovuar, krijoi njeriun se pari nga balta, pastaj nga nje pike uji,na krijoi ne ne formen me te bukur dhe me mjeshterine me te larte, na krijoi per ta adhuruar,Ate qe na Krijoi, ne shenje mirenjohjeje,besimi, dhe me qellimin fisnik,te gezojme jeten ,sipas manualit te Tij hyjnor,duke menduar ashtu si na takon,edhe per kete bote edhe per tjetren, atje ku do te kthehemi dhe me ne fund do te zbulojme nga afer misterin, kureshtjen, se ku eshte, si eshte Krijuesi yne, i cili na mbuloi me dhunti, na sprovoi dhe me veshtiresi, qe ta kerkojme ta njohim qe ne kete bote,t,ja dime vleren dhe madheshtine, ta nderojme, te rrojme si na porositi, ta besojme pa e pare Ate, me bindjen se Ai na sheh dhe na degjon, me bindjen ne zemer, se nje Dite ,me ringjalljen e njerezimit do ta ta takojme, ta besojme edhe pse nuk e shohim, por duke pare e medituar krijimtarine e Tij, madheshtore, ne qiej e toke, ne galaktika, ne cdo mrekulli krijimi, e ne vete njeriun.

Per te mesuar nje gjuhe , nje fushe te caktuar, nga shkencat,kulture,art,letersi,etj, nevojitet te fillojme nga alfabeti ,nga germa e pare te germa e fundit.Meqenese Kjo nuk eshte nje faqe e mirefillte,e posacme vetem Islame, edhe pse gjen shijen e minbereve te drites dhe sofrave poetike apo prozaike, apo te sofrave te drites hyjnore, mund te gjeje gjithesecili dicka qe i nevojet ,i ben mire ne aspektin individual,familjar,shoqeror, ne aspektin kulturuor, ne aspektin fetar,ne lemin e poezise, ku do te gjeje shijen e jetes,por jo vetem, do te gjeje edhe keshilla nga libri i shenjte,Furkani ,dalluesi te vertetes nga genjeshtra, nga e kota,qe eshte fjale e Krijuesit,Kurani i famshem dhe i madherishem, perplot urtesi, mrekulli dhe bekime, pra , ndoshta nuk do te gjeje setin, por do te gjeje dicka qe i nevojitet ne mjedisin ku ofrohen produkte te ndryshme  te dobishme, me shijen e poezise,si krijese e poetit, dhe shijen e fjales me te larte, me te persosur, qe bekon zemrat dhe fatet, Fjala e Allahut, Kurani i shenjte dhe madheshtor.

Fjala poezi, mund te jete shkak, te gjeni nje puhize te embel per shpirtin, por ne te, nese gjeni emrin Allah,Kuran, Islam, Muhamed, do te gjeni vete jeten, bekimin e perkohshem dhe te perjetshem,sepse duke shfletuar,psh, domethenien e fjales ,Kuran, Allah,Muhamed,Islam,etj,nga e shenjta, ju do te shkoni te burimet e keutherit ,qe s,mbarojne kurre nga begatite. E nuk do te deshironi kurre,te mbaroje ekskursioni  juaj i diturise ne viset e Kuranit te shenjte dhe sunetit profetik. Dhe nese do t,ju shijojne, do te gjeni melhemin per zemrat,me fjalen e Allahut te madheruar, atehere percillini ato qe mesuat tek te tjeret ,duke filluar nga me te afermit,sepse ky eshte nje amanet hyjnor, melhem mbi melhem, qe shnderrohet drite mbi drite,ku zemrat dhe fatet lirohen nga mundimet…

Autorja