Sure Zelzele, Kurani Fisnik
Surja Zelzele indeksuar me numër 99 , numri i ajeteve 8
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
1 Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2 Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3 Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"
4 Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,
5 Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6 Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7 E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8 Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
Sa here, qe ti je thirres...!
Sure El Fatiha me germa arabe
Dyzete(40 )keshilla per familjen myslimane.